14/06/2026
‼️⚠️ NJË QEN NUK ËSHTË DEKOR I RRUGËS 🚨
Ky Chow Chow është raportuar vazhdimisht në zonën e Freskut.
Na është thënë se ka familje. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë lind një pyetje e thjeshtë:
⚠️Si mund të quhet kujdes kur një qen endet çdo ditë në rrugë, i pambrojtur, i uritur dhe në gjendje gjithnjë e më të rënduar?
Ky qen është parë pothuajse çdo ditë jashtë. Ka shpëtuar për mrekulli nga makina. Ka qenë objekt goditjesh dhe keqtrajtimi. Kemi dokumentuar incidente që nuk duhet t’i përjetojë asnjë kafshë.
Pronarësia nuk është vetëm një emër në një dokument.
Pronarësia është përgjegjësi.
Kur një qen lihet të përballet i vetëm me trafikun, dhunën dhe neglizhencën, nuk flasim më për kujdes, por për braktisje të heshtur.
🆘 Ky qen ka nevojë për ndërhyrje urgjente.
Ju lutemi, nëse dikush ka mundësi ta strehojë, ta marrë në siguri ose të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje serioze, të vepeojë TANI.
Sepse çdo ditë që kalon në rrugë është një ditë më afër tragjedisë.
‼️Mos prisni që postimi i radhës të jetë për ta vajtuar.
Veproni sa ende mund ta shpëtojmë.