05/11/2026
Chilly endej rrugëve të Astirit, ku fatkeqësisht u bë pre e dhunës nga individë dashakeqë.
Ajo mbërriti pranë klinikës sonë shtatzënë, me një hernie të muskulaturës abdominale. Pas vlerësimit dhe kujdesit të nevojshëm, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për riparimin e hernies, e ndjekur nga sterilizimi.
Teksa rikuperohej nga gjithçka kishte kaluar, Chilly nisi të shkruante një kapitull të ri të jetës së saj. Mes përkujdesjes dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, ajo gjeti atë që çdo kafshë meriton: një familje që do ta dojë dhe do të kujdeset për të.
Sot, Chilly ka lënë pas rrugët e Astirit dhe ka nisur jetën e saj të re në Austri. 🇦🇹
Nga një histori e trishtë, në një fund të lumtur. Sepse çdo shpirt meriton një shans për të qenë i dashur! ❤️