30/12/2020
Informacion! 📝
Litari i trajnimin / slip leash / litari ne forme laku etj, ka marre nje popullaritet kohet e fundit, dhe fatkeqesisht jo ne nje sens shume pozitiv. Te perdoresh mjete per trajnimin me me lehtesi te qenit/qenush*t nuk eshte aspak e gabuar, por kur keto mjete perdoren pa dijet e nevojshme apo ne menyre te tepruar kthehet ne nje problem madhor.
Shpesh shohim pronar duke shetitur qente e tyre me litar trajnimi, duke mos ndjekur asnje rregull mbi perdorimin e ketij mjeti.
- Pozicionim i gabuar
- Manovrim i gabuar
- Tension ne momente apo me intensitet te gabuar
- Trashesi/material i gabuar i litarit
- Mos shoqerim i perdorimit me stimulim psikologjik/fizik
- Perdorim ne individe ku litari nuk duhet perdorur
- Protesta/frika konstante gjate manipulimeve me litar
- Perdorimi pa limit i litarit trajnues
- Perdorimi jo ne prezencen e nje specialisti
- Mos konsultimi me specialiste ne perdorimin e ketij mjeti.
Keto jane disa nga problemet madhore qe kemi hasur shpesh, duhet te kuptoni qe mjete te tilla kane rezultat shume te pelqyeshem ne rast se perdoren sipas rregullave, dhe rezultate shume te renda si fizike ashtu edhe psikologjike nese perdoren ne menyre te shkujdesur.
Te gjitha keto vlejne edhe kur ky litar perdoret ne formen e numrit "8", duhet te behet e qarte qe perdorimi i ketij mjeti ne cilendo forme duhet te kryhet brenda nje kohe te caktuar sipas cdo individi dhe jo te perdoret per te na bere ne jeten me te lehte. Litari luan nje rol thelbesor ne psikologjine e qenit dhe venia e tij nuk duhet te konfuzohet me "qetesine mendore qe litari shkakton", kjo eshte e pavertete dhe absurde... Eshte energjia jone dhe menyra e sjelljes tone ajo qe kontrollon dhe qeteson/balancon trrurin e qenit tone, e tejcuar kjo nepermjet atij litari.
Eshte e gabuar te shetisni qente me kete lloj litari duke mos shoqeruar perdorimin e tij me stimulimin mendor , ne forme ushtrimesh, sfidash, korigjimesh, limitimi etj.
Ju lutemi te kontaktoni nje specialist para perdorimit te ketij mjeti, ekzistojne protokolle specifike per raste specifike te cilat kerkojne shume kujdes ne trajtim, gje e cila nuk mesohet virtualisht.
Faleminderit per vemendjen! ❤️