26/07/2026
DUKA. ❤️
Në çdo etiketë të produkteve Happy Tails fshihet një histori. Një qen që ka lënë gjurmë në zemrat tona. 🐾
🐟Për Sardine Bites, zgjodhëm Dukën.
Shumë vite më parë, Duka ishte një qenushe lagjeje. Çdo ditë ajo shoqëronte Kornelian në përditshmërinë e saj, duke e pritur në të njëjtat vende dhe duke e ndjekur në rrugët e Tiranës sikur të ishte qeni i saj. Nuk kërkonte asgjë në këmbim. Vetëm pak vëmendje, një përkëdhelje dhe praninë e dikujt që e donte. 🐶
Ishte një nga ato qenushet që, edhe pse nuk kishin një shtëpi, dinin të falnin dashuri pa kushte.
Por një ditë, Duka nuk u kthye më.💔
Ajo u vra padrejtësisht në rrugët e Tiranës, duke u bërë një nga mijëra qentë endacakë që humbin jetën në heshtje, edhe pse gjithë jetën e tyre nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë dhënë dashuri.
Prandaj fytyra e Dukës është sot në etiketën e Sardine Bites.
Ky produkt është homazhi ynë për të, por edhe për çdo qenushe e qen që nuk pati fatin të gjente një familje, megjithëse kishte gjithë dashurinë e botës për të dhënë.
Çdo herë që shihni këtë kavanoz, shpresojmë të kujtoni se pas çdo qeni ka një histori. Disa kanë një fund të lumtur. Disa, fatkeqësisht, jo.❣️
Ne nuk mund ta ndryshojmë të shkuarën e Dukës, por mund të bëjmë që historia e saj të mos harrohet.
❤️ Për Dukën.
❤️ Për të gjithë qentë që na mësuan se dashuria nuk ka nevojë për një racë, një pronar apo një shtëpi për të qenë e vërtetë. 🐾