24/02/2017
Sherbimi Veterinar futet ne Sistemin e Inspektimit Online!
Dje pas takimit ne Inspektoriatin Qendror, u shperndane kartat e Inspektimit per Veterineret e Sherbimit Veterinar!
Shërbimi Veterinar futet në sistemin e Inspektimit Online
Inspektoriati Qëndror shpërndan Kartën e Inspektimit Online për veterinerët e Shërbimit Veterinar
Hajdari-Fero: Inspektimet online do të ndryshojnë zinxhirin e trajtimit, të mbarështimit, transportimit e trajtimit final për qytetarët të produkteve e nënprodukteve me origjinë shtazore
Kryeinpektori i Inspektoriatit Qëndror, Shkëlqim Hajdari, shpërndau sot Kartat e Inspektimit për Shërbimin Veterinar, inspektorët e të cilit kanë një rol kyç në sigurinë e dhe lëvizjes dhe tregtimit të kafshëve, si dhe të sigurisë ushqimore, në raport me poruktet me origjinë shtazore.
Në takimin e zhvilluar sot nëdatën 23 Shkurt 2017 nëmjediset e Inspektoratit Qendror ishin ftuar Kryeinspektori i Drejtorisë së Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z. Edi Ferro, së bashku me 13 Kryeinspektorët e Shërbimit Veterinar në 13 Drejtoritë Rajonale të Bulqësisë në rrethe.
Në takim u diskutuan prioritete të punës së kësaj Drejtorie, të Inspektorateve përkatëse Shtetërore, e të Inspektoratit Qendror, formalizimi dhe displinimi i trajtimit të të gjithë zinxhirit për produktet me origjinë shtazore, nën drejtimin metodologjik të Inspektoratit Qendror:
Do të kërkohet krijimii një regjistri, për të gjithë vendin, për matrikullimin e çdo kafshe, si dhe ndjekja e gjurmimi i sëmundshmërisë së tyre;
Kontrolli dhe formalizimi i farmacive bujqësore, të cilat trajtojnë barna e medikamente për kafshët e produktet me origjinështazore;
Displinimi dhe formalizimi i transportit të kafshëve për prodhimin e produkteve e nënprodukteve të mish*t, si dhe therja dhe tregtimi i tyre vetëm sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuara nga organet përkatëse shtetërore e vendore.
Fillimisht, me integrimin e këtij Inspektorati në portal, inspektorët e Drejtorisë së Shërbimit Veterinar do të kenë mundësinë e praktikimit pranë ambienteve të tyre të punës. me portalin për inspektimet online.
Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, krahas dhënies së kartave të inspektimit, theksoi se inspektimet do të kryhen online për të garantuar transparencë dhe profesionalizëm, jashtëklientelizmit e ndikimeve politike, me synimin për ndryshimin njëherë e mire të histories së trajtimit të kafshëve e produkteve me origjinështazore.
Partneriteti biznes-Inspektorat perms inspektimeve online do të sjellë rezultate të prekshme përprodukte me origjinë shtazore më të sigurta, si dhe për mjedise më të pasrta e të sigurta ku trajtohen produktet me origjinë shtazore.