01/06/2026
🦷🐾 Kujdes dentar për një jetë më të shëndetshme! 🐾🦷
Sot tek pacienti ynë 10-vjeçar realizuam një trajtim të plotë dentar. Pas ekzaminimit, u larguan dy dhëmbë të dëmtuar (nga një në secilën anë) dhe u krye pastrimi profesional i tartarit në të gjithë dhëmbët.
Tartari dhe sëmundjet periodontale nuk shkaktojnë vetëm erë të keqe të gojës, por mund të ndikojnë edhe në shëndetin e përgjithshëm të qenit. Pastrimi i rregullt dentar ndihmon në parandalimin e infeksioneve, dhimbjes dhe humbjes së dhëmbëve.
🐶 Pacienti ynë tani ndihet shumë më rehat dhe është në rrugën e rikuperimit.
📍 Mos e neglizhoni shëndetin oral të kafshëve tuaja – një kontroll i thjeshtë mund të bëjë një ndryshim të madh!
Veterinarian DentalProcedure HealthySmile SeniorDog CityPetKosovo 🐕🦷✨