MONUNI

Directions Website

MONUNI Committed to a better life, since 1996. Vlerat e njejta na shoqërojnë që nga ajo kohë. Ne bëjmë ndikimin që ka rëndësi. Disa gjëra që mund të mos i dini për ne.

Fillimisht, si një barnatore veterinare, ne bëmë më të mirën tonë që fermerët në Kosovë të shërbehen me produktet e duhura për kafshët e tyre dhe ato të marrin trajtimin e nevojshëm.

Sinqeriteti, përkushtimi, integriteti pa kompromis, dhe guximi për të ofruar më të mirën e mundshme, janë pjesë të përhershme të kulturës sonë të rrënjosura thellë në fillimet tona.

Sot, bazuar në këto vlera, gama jonë e shërbimeve është rritur dhe lista jonë e produkteve është shtuar. Ku shërbimi dhe përmbushja e kërkesave të çdo klienti është pjesë thelbësore e asaj që na dallon.

Rrjedhimisht, ajo që është e rëndësishme për ju, është e rëndësishme edhe për ne. Prandaj, çdo detaj i yni është krijuar për të ofruar gjithmonë të njëjtin nivel kujdesi dhe çdo punë e jona bëhet me qëllim që të krijoj ndikim pozitiv.

Shumë nga puna jonë është aty. Ju mund të keni parë, dëgjuar ose të ish*t pjesë e saj. Por ka disa gjëra që mund të mos i dini për ne. Gjëra të rëndësishme.

Ka shumë mundësi që veterinerët që ju besoni me kafshët e juaja na besojnë ne për furnizim me produkte që kanë nevojë. Ose qumështi që ju pini, ka ardhur nga një fermë që përdor produktet tona për të ushqyer kafshët e tyre. Ose era e këndshme që ndjehni kur jeni në një lokal, është mundësuar nga ne. Ka shumë.

Ne jemi të definuar nga ajo që ka rëndësi për ne.
Ka shumë gjëra për të cilat ne kujdesemi thellësisht. Si përshembull shëndeti juaj. Ne kemi fituar besimin e organizatave prestigjioze ndërkombëtare dhe internacionale në më shumë se 100 projekte. Këto projekte na kanë mundësuar platformën që ne të demonstrojmë vlerën që kujdesi i sinqertë dhe kompetenca promocionale sjellë.

REAGIM PUBLIK I MONUNI SH.P.K.Ju na besoni kafshët tuaja çdo ditë. Këtij besimi i përgjigjemi me informacionin e plotë p...
06/11/2026

REAGIM PUBLIK I MONUNI SH.P.K.

Ju na besoni kafshët tuaja çdo ditë. Këtij besimi i përgjigjemi me informacionin e plotë për njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të 1 nëntorit.

Së pari, shprehim shqetësimin dhe kundërshtimin tonë lidhur me mënyrën e trajtimit të rastit dhe përmbajtjen e komunikatës publike të AUV-së, e cila, sipas vlerësimit tonë, nuk pasqyron në mënyrë të plotë rrethanat, dokumentacionin përkatës dhe masat e ndërmarra nga kompania.

Janë dy raste të ndara, të njoftuara bashkë. Ngarkesa e misrit nga Kroacia u ndal në kufi dhe nuk hyri kurrë në treg. Lotin e ushqimit për viça, jo për lopë qumështore, e kemi tërhequr nga qarkullimi. Asnjëri nga të dy rastet nuk prek produktet që arrijnë në tryezën tuaj, as qumështin, as mishin.

Lidhur me importin e misrit nga Kroacia.
Kanë qenë dy ngarkesa nga Kroacia të shoqëruara me dokumentacion të plotë, përfshirë raportet e analizave të laboratorit të akredituar kroat Inspecto d.o.o., të kryera para nisjes, që e tregonin misrin në rregull në të gjitha parametrat (dokumentet janë në komentin e parë). Kontrolli në kufi është procedurë standarde dhe ne e mirëpresim, sepse mban të njëjtin nivel që e mbajmë edhe vetë. Këtë herë, megjithëse vinin nga i njëjti vend, nga i njëjti dërgues dhe të ngarkuara njëri pas tjetrit njëra ngarkesë rezultoi brenda kufijve të lejuar, ndërsa tjetra mbi kufirin e përcaktuar. Ngarkesa e refuzuar nuk u zhdoganua dhe më 19 tetor u kthye te sh*tësi në Kroaci. Nuk ishte pjesë e asnjë produkti tonë. Shqetësimi ynë lind nga fakti se analiza fillestare dhe superanaliza kanë matur parametra të ndryshëm, aflatoksinën B1 dhe aflatoksinat totale, duke ngritur pikëpyetje mbi krahasueshmërinë e rezultateve. Pavarësisht kërkesave tona të përsëritura, raportet e plota laboratorike nuk na janë vënë në dispozicion, dhe kjo e ka kufizuar mundësinë tonë për një verifikim të pavarur dhe për një sqarim të saktë me furnitorin.

Sa i përket ushqimit për viça.
AUV-ja testoi edhe disa nga produktet tona, dhe të gjitha ishin në rregull përveç një loti prej 2.000 kg të ushqimit për viça, ku analiza laboratorike konstatoi tejkalim të kufirit të lejuar të aflatoksinës B1. Ditën që morëm rezultatin, më 8 tetor, e ndaluam produktin. I gjithë loti është i izoluar dhe i mbajtur jashtë tregut, dhe kemi kërkuar që asgjësimi i tij të bëhet nën mbikëqyrjen e AUV-së. Ushqimi në fjalë është i prodhuar për viça, jo për lopë qumështore, prandaj nuk ka të bëjë me qumështin. Në mish aflatoksina nuk grumbullohet: organizmi i kafshës e zbërthen dhe e nxjerr jashtë brenda pak ditësh (Instituti Gjerman për Vlerësimin e Rrezikut, BfR). Dhe sipas Manualit Veterinar Merck, viçat përballojnë nivele dhjetë herë më të larta se ai i këtij loti. Në këto rrethana, aflatoksina nuk kishte asnjë rrugë për të shkaktuar rrezik. Burimet i gjeni në komente.

Vlerësojmë se mënyra e hartimit dhe publikimit të komunikatës së AUV-së, veçanërisht theksimi i rrezikut kancerogjen pa një shpjegim të mjaftueshëm të rrethanave konkrete dhe nivelit të ekspozimit, është joproporcionale dhe krijon alarm të panevojshëm në opinionin publik. Konsiderojmë se një institucion publik ka përgjegjësi që informacionin ta paraqesë me saktësi shkencore, objektivitet dhe kontekst të plotë. Mospasqyrimi i masave të menjëhershme të ndërmarra nga MONUNI krijon pasiguri te publiku dhe një perceptim të njëanshëm të rastit, duke rrezikuar të cenojë padrejtësisht besimin dhe reputacionin që kompania jonë ka ndërtuar përgjatë 30 viteve.

Fermerët nga e gjithë Kosova na besojnë që nga viti 1996, me ta jemi rritur edhe ne. Për vite si Fauna dhe që nga viti 2020 ribrenduar si MONUNI, me shumë nga të njëjtët njerëz. Standardin për të cilin na besojnë, ne e kërkojmë edhe nga furnitorët tanë. Kujdesi ynë për ta nuk ka ndryshuar që nga dita e parë, dhe nuk ndryshon as sot. Këtu do të jemi edhe nesër, për fermerët dhe për kafshët e tyre.

Nëse diçka nuk ju është e qartë, ose thjesht doni të flisni me dikë nga ne, shkruani këtu në komente ose na dërgoni një mesazh; po të na lini numrin, ju telefonojmë vetë. Çdo pyetje është e mirëseardhur.

MONUNI SH.P.K.
Gjilan, 6 nëntor 2026

19/10/2026

NIS FUSHATA E VAKSINIMIT TË KAFSHËVE TË EGRA KUNDËR TËRBIMIT!

Nga sot, më 19 tetor, fillon fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit, fushatë e cila do të zgjasë deri më 23 tetor 2026.

Vaksinimi do të realizohet përmes shpërndarjes ajrore të karrem-vaksinave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me përjashtim të zonave urbane dhe sipërfaqeve ujore.

Qëllimi i vaksinimit është parandalimi dhe kontrolli i tërbimit, një sëmundje virale shumë e rrezikshme që prek sistemin nervor të gjitarëve, përfshirë edhe njeriun, dhe përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Vaksinimi synon në veçanti dhelprat, të cilat konsiderohen ndër bartëset kryesore të virusit të tërbimit në mesin e kafshëve të egra.

Fushata realizohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), me MONUNI Solution si implementues të projektit.

Parandalimi i tërbimit është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit publik, ruajtjes së faunës së egër dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt për të gjithë.

17/08/2026

Në harmoninë e natyrës.

24/07/2026
20/07/2026
18/07/2026

Fundjavë e qetë.

13/07/2026
14/06/2026

Një e diel qershori.

Nga të gjithë ne në MONUNI, urime festa e Kurban Bajramit.
27/05/2026

Nga të gjithë ne në MONUNI, urime festa e Kurban Bajramit.

Fundjavë me MONUNI Agriculture.
23/05/2026

Fundjavë me MONUNI Agriculture.

Address

Rruga Ahmet Krasniqi, Numër 270
Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MONUNI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby pet stores & pet services