25/06/2026
CEREMONIA SOLEMNE E HAPJES SË SPITALIT TË PARË VETERINAR NË MITROVICË – MITRO VET HOSPITAL 🐾
Me krenari shënojmë hapjen e Spitalit të Parë Veterinar në Mitrovicë, një nga spitalet veterinare më moderne në Kosovë.
Mitro Vet Hospital është kurorëzim i një pune të gjatë me përkushtimi dhe sakrifice, i ndërtuar mbi një mision të qartë: ofrimin e shërbimeve mjekësore veterinare moderne, profesionale dhe sipas standardeve më të larta për kafshët e shoqërimit.
Ky moment përfaqëson realizimin e një ëndrre të kahmotshme, për të cilën kemi punuar me pasion, përkushtim dhe vendosmëri.
Në këtë ditë të veçantë, shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për fondacionin zviceran StrayCoCo dhe presidenten Dr. Helen Wormser, për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm Falë këtij partneriteti të palëkundur, që zgjat tash e gati një dekadë, sot kemi privilegjin të inaugurojmë një nga spitalet veterinare më moderne në Kosovë.
Premtimi ynë është i qartë: të ofrojmë kujdes mjekësor veterinar cilësor, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim maksimal për çdo kafshë që hyn në dyert e Mitro Vet Hospital.
Një falënderim i veçantë i takon familjes sonë, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që besuan në këtë vizion dhe kontribuan në realizimin e tij.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri për Mitro Vet, vendi ku zëri i atyre që nuk flasin do të dëgjohet gjithmonë dhe ku mirëqenia e kafshëve do të mbetet misioni ynë më i madh.
📍 Ju mirëpresim në Mitro Vet Hospital, për të parë nga afër ambientet moderne, teknologjinë bashkëkohore dhe kujdesin profesional që kemi ndërtuar për kafshët tuaja.