Ambulanca Veterinare ''VETERINARIUS''-Ferizaj

Ambulanca Veterinare ''VETERINARIUS''-Ferizaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ambulanca Veterinare ''VETERINARIUS''-Ferizaj, Enver Topalli ( rruga e Gremes ), Ferizaj.

sherbime mjeksore veterinare, profilaksi ( vaksinime), trajtime antiparazitare, intervenime kirurgjike, këshillime profesionale, shërbime në teren,ushqime, lodra dhe shum asortimente te tjera...

📢 MACOKU I HUMBUR – FERIZAJ 🐾Të dashur miq,Na është humbur maqoku ynë 5-vjeçar nga rajoni i Ferizajit. Pavarësisht përpj...
05/07/2025

📢 MACOKU I HUMBUR – FERIZAJ 🐾
Të dashur miq,

Na është humbur maqoku ynë 5-vjeçar nga rajoni i Ferizajit. Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme, nuk kemi arritur ta gjejmë. 🙁

Ky macok është një pjesëtar shumë i rëndësishëm i familjes sonë dhe mungesa e tij na ka shqetësuar jashtëzakonisht shumë.

🤲 Ju lutemi, nëse e shihni ose keni ndonjë informacion, mos hezitoni të na kontaktoni menjëherë.
Çdo ndihmë është e çmuar!

Faleminderit nga zemra! ❤️‍🩹

Macet në Turqi janë shumë të dashura dhe madje konsiderohen qytetare nderi — në Stamboll, ka klinika veterinare falas në...
03/07/2025

Macet në Turqi janë shumë të dashura dhe madje konsiderohen qytetare nderi — në Stamboll, ka klinika veterinare falas në rrugë, macet mund të hyjnë lirisht në xhami dhe turqit besojnë se macet sjellin fat të mirë dhe largojnë shpirtrat e këqij.

Në Turqi, dhe veçanërisht në Stamboll, macet nuk janë vetëm kafshë shtëpiake ose kafshë endacake që enden rrugëve. Ato janë një pjesë thelbësore e kulturës dhe identitetit të vendit — një element i gjallë i peizazhit urban, i çmuar, i respektuar dhe i mbrojtur nga i gjithë komuniteti. Macet që enden nëpër lagjet e vjetra, flenë në vitrinat e librarive, shtrihen përtacisht në shkallët e xhamive ose në stolat e parkut, nuk i "përkasin" askujt — ato i përkasin të gjithëve.

Në Stamboll, nuk është e pazakontë të shohësh një mace të ecë me besim në një kafene, të bëjë banjë dielli në pragun e një vitrine dyqani ose të mbështillet midis librave në një bibliotekë publike. Pronarët e restoranteve shpesh lënë pjata me mbeturina për ta, dhe vendasit shpesh ofrojnë ujë dhe ushqim, të vendosura me kujdes në tasa të improvizuara në trotuar. Në disa rrugë, ka edhe strehimore miniaturë të ndërtuara nga banorët - shtëpi prej druri të lyer me çati dhe jastëkë të butë, ku macet mund të gjejnë strehë në ditët e ftohta ose me shi.

Për më tepër, Stambolli ka prezantuar klinika veterinare të lëvizshme ose pika të ndihmës së shpejtë për macet në zona të caktuara, ku kafshët mund të marrin trajtim falas. Këto iniciativa pasqyrojnë respektin e thellë për macet dhe sa shumë kujdes për to është bërë pjesë e jetës së përditshme.

Por lidhja midis popullit turk dhe maceve nuk është vetëm praktike ose kulturore - është edhe shpirtërore. Në traditën islame, macja konsiderohet një kafshë e pastër dhe e nderuar. Thuhet se Profeti Muhamed kishte një mace të dashur, dhe në shumë xhami në Turqi, macet mirëpriten ngrohtësisht - ato vijnë dhe shkojnë lirshëm, flenë në paqe në qoshe të qeta lutjesh dhe trajtohen butësisht nga besimtarët.

Për shumë turq, macja është një simbol i fatit të mirë, mbrojtjes dhe ekuilibrit. Thuhet se prania e një maceje në një shtëpi sjell paqe, harmoni dhe mban larg energjinë negative. Kjo nuk është vetëm një supersticion, por një besim i gjatë i transmetuar brez pas brezi, i përforcuar nga një marrëdhënie e thellë respekti të ndërsjellë midis njerëzve dhe kafshëve.

Në një qytet të zhurmshëm dhe me popullsi të dendur si Stambolli, macet duket se janë rojet e padukshme të qetësisë. Ato kalojnë bulevardet e ngarkuara me hir, ndalen te dyert e furrave të bukës, zbusin fluksin e turistëve me praninë e tyre të qetë dhe u japin banorëve një arsye më shumë për të buzëqeshur.

Kjo bashkëjetesë paqësore, e ndërtuar mbi respektin dhe mbrojtjen, e bën Turqinë një vend unik në botë, ku macet nuk kanë pse të kërkojnë dashuri - ato e marrin atë natyrshëm, si pjesë e vetë strukturës së qytetit. Në Turqi, macet jo vetëm që tolerohen - ato festohen... 🐈🐈❤️

Nëse më shihni në kopshtin tuaj, ju lutem më jepni ushqim (mish të papërpunuar, të pakripur ose mish të grirë; mua gjith...
03/07/2025

Nëse më shihni në kopshtin tuaj, ju lutem më jepni ushqim (mish të papërpunuar, të pakripur ose mish të grirë; mua gjithashtu më pëlqen ushqimi i maceve por jo peshku). Mos me jepni qumesht pasi me shkakton probleme me stomakun dhe mund te vdes nga dehidratimi. Unë jam naiv, dhe nëse shoh qumësht, do ta pi.
Mos më jep qumësht!
Mos përdorni insekticide ose kurthe. Unë jam i padëmshëm dhe i dobishëm për kopshtin tuaj sepse ushqehem me insekte që sulmojnë perimet.
Specia ime është e rrezikuar, andaj ju lutem më ndihmoni të qëndroj gjallë.
Faleminderit!
🦔❤️
(Huazuar)

28/06/2025

Një mëngjes i tmerrshëm në Parkun e Lirisë... 💔
Aty ku çdo ditë ushqejmë qentë pa strehë, sot na priti një pamje rrëqethëse.
Një nga klyshet që e kemi rritur me shumë përkushtim ishte goditur nga vetura — goditje në kokë, dhe gjaku kishte rrjedhur zvarrë…
Pak më tutje, gjashtë klyshë të braktisur, vetëm 2 javësh, pa nënën e tyre... 😢
Ndërkohë, dy klyshë të tjerë vraponin me gëzim drejt pjatave me ushqim. I kam marrë në strehim, për t'u kujdesur për ta derisa të rivitalizohen.
Kjo është gjendja reale në Kosovë. Çdo ditë luftë për mbijetesë.

.....

24/06/2025

Qentë edhe fëmijët

Anët Pozitive
Mëson përgjegjësi – Fëmijët mësojnë të kujdesen për një qenie tjetër.
Zhvillon empati – Rrit ndjeshmërinë dhe dhembshurinë.
Aktivitet fizik – Luan me qenin, çka ndihmon në zhvillimin fizik.
Shok besnik – Qeni bëhet një mik emocional dhe ngushëllues.
Zhvillim social – Përmirëson aftësitë shoqërore dhe komunikimin.
Anët Negative / Kujdes
Moskuptim i sinjaleve të qenit – Fëmijët shpesh nuk kuptojnë kur qeni ndihet i frikësuar ose i bezdisur.
Rrezik për kafshime – Veçanërisht nëse qeni nuk është i socializuar ose fëmija sillet në mënyrë të pasigurt.
Frikë ose traumë – Një incident i vogël mund të shkaktojë frikë të qëndrueshme tek fëmija.
Higjiena – Lojërat e pakontrolluara mund të sjellin ndotje ose infeksione, sidomos te fëmijët më të vegjël.
Zhurmë dhe stres për qenin – Disa fëmijë mund ta stresojnë qenin me zëra të lartë ose lëvizje të vrullshme.
Këshillë
Gjithmonë mbikëqyr ndërveprimin qen-fëmijë.
Eduko fëmijën si të sillet me qenin: pa tërheqje veshi, bishti apo goditje.
Zgjidh një qen të socializuar, të duruar dhe të mësuar me fëmijë.

21/06/2025

Mbajtja e qenit ka kosto të konsiderueshme financiare. Këtu perfshihen:
• Kostot veterinare ( përfshirë urgjencat)
• Vaksinimet vjetore
• Trajtim I rregullt kundër paraziteve të brendshëm dhe të jashtëm
• Kastrim/Sterilizim
• Ushqimi kalorik dhe enë për ujë
• Qaforet dhe litaret
• Shtrarti i qenit
• Kurse trajtimi dhe socializimi
• Litar ose kafaz për veturë
• Lodra për qen
• Akomodimi në raste udhëtimi
• Shëtitja e qenit nëse nuk jeni në shtëpi për orë të tera gjatë ditës 🐾
(Pershtatur FDK)

21/06/2025

Qent endacak nuk janë numra...!🤕💔

19/06/2025

❤️‍🩹

19/06/2025

...nuk mund të udhëtoni për një fundjavë me miqtë në minuten e fundit siç mund të jeni mësuar. Duhët të planifikoni se kush do të ushqej, shetis dhe kujdesët për QENIN në mungesën tuaj.
(FDK)

18/06/2025

📍 Pse është e rëndësishme vaksinimi i qenve?

🐾 Mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse
💉 Rrit imunitetin dhe jetëgjatësinë
👨‍⚕️ Parandalon përhapjen e infeksioneve te njerëzit dhe kafshët tjera
🏥 Është kujdes bazik dhe përgjegjësi për çdo pronar
🐶 Një qen i vaksinuar = një qen i shëndetshëm

🐶💉

🐾
❤️

Kelly – Nga Rrugët e Kosovës në një Shtëpi Plot DashuriVera e kaluar ishte një kohë e vështirë për Kelly-n, një qenush e...
15/03/2025

Kelly – Nga Rrugët e Kosovës në një Shtëpi Plot Dashuri

Vera e kaluar ishte një kohë e vështirë për Kelly-n, një qenush e braktisur që u gjet në rrugët e Kosovës në gjendje të tmerrshme. E lodhur, e uritur dhe me sy që tregonin dhimbje, ajo kishte kaluar kohë të gjatë duke luftuar për mbijetesë në një botë që dukej se e kishte harruar.

Por fati i saj ndryshoi kur një grup vullnetarësh të përkushtuar e gjetën dhe i dhanë një shans të ri për jetë. Me shumë kujdes, trajtim dhe dashuri, Kelly nisi të shërohej – jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht. Ajo filloi të besonte përsëri tek njerëzit, duke kuptuar se jo të gjithë e kishin braktisur.

Dhe kështu, historia e saj mori një kthesë të bukur. Një familje nga Gjermania u dashurua me Kelly-n dhe vendosi ta adoptojë. Sot, ajo jeton në një shtëpi të ngrohtë, e rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja që dikur i mungonte. Nga një qenush e braktisur, ajo është shndërruar në një anëtare të dashur të një familjeje, duke përjetuar lumturinë dhe sigurinë që çdo qenush e meriton.

Kelly është dëshmia e gjallë se çdo qen meriton një shans të dytë dhe se dashuria e njerëzve mund të bëjë mrekulli.

( Kelly si pasojë e aksidentit ka humbur të pamurit dhe ka mbetur përjetsisht e verbër😢)

Faleminderit pa mase njeriut shpirte Bardhë që shum her e zgjate doren e miresise edhe na ndihmon. E krejt kjo në anonimitet të plotë!

Address

Enver Topalli ( Rruga E Gremes )
Ferizaj

Telephone

044325182

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambulanca Veterinare ''VETERINARIUS''-Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ambulanca Veterinare ''VETERINARIUS''-Ferizaj:

Share