21/06/2025
📢Thirrje publike:
Nisur nga disa raste të shkeljes së detyrimeve ligjore lidhur me lëvizjen, sh*tjen dhe blerjen e kafshëve, të cilat janë referuar menjëherë në organet e ndjekjes penale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural iu bën thirrje fermerëve se:
🔴 NDALOHET
➡️Rreptësisht lëvizja e kafshëve nga ferma në fermë;
➡️Sh*tja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
➡️Blerja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
✅️LEJOHET vetëm lëvizja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi për në thertore, të pajisura me certifikatë shëndetësore veterinare nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit.
Bashkëpunimi i të gjithë aktorëve do të kufizojë përhapjen e infeksionit.
➡️Fermerë: mos rrezikoni tufën tuaj.
➡️Tregtarë: Mos rrezikoni ekonominë blegtorale te vendit.
✅️Mbrojmë tufat tona – Mbrojmë të ardhmen blegtorale të Shqipërisë.