Landscape Dendrology - Dendrologjia Peizazhiste

Landscape Dendrology - Dendrologjia Peizazhiste Dendrologji do të thotë “studimi i pemëve” apo shkenca që studion drurët.

Faqja i dedikohet prezantimit dhe përshkrimit ekologjik dhe estetik të llojeve drunore dhe shkurreve që na rrethojnë në zonat urbane ku jetojmë, mjedisi përreth nesh. Në përdorimin e përditshëm mund të themi ndryshe si mënyra për të klasifikuar speciet drusore (taksonomi), që nuk është gjë tjetër veçse klasifikimi, emërtimi dhe identifikimi i pemëve në bazë të kërkesave dhe mardhënieve natyrale si dhe shtrirjen gjeografike (areali) të specieve.

Gëzuar Ditën e Kopshtarisë (pylltarisë) Urbane!Happy Arbor Day!Cila është pema që përzgjedhim në këtë ditë të shënuar? N...
03/05/2016

Gëzuar Ditën e Kopshtarisë (pylltarisë) Urbane!
Happy Arbor Day!
Cila është pema që përzgjedhim në këtë ditë të shënuar? Nuk ka sesi të ishte ndryshe; druri e ullirit.
Ajo është pema simbol e Shqipërisë, dru që jeton me shekuj, fruti i saj ka ushqyer brezat në shekuj dhe vazhdon sot e kësaj dite. Dru i bekuar në tokën tonë! Gëzohemi kur shohim drurin e ullirit si specie vendase e Mesdheut të mbjellur në kopshtet urbane!

Callistemon citrinus– kalistemoni (lule zjarri, lule furça) - Crimson Bottlebrush Familja Myrtaceae• Është një shkurre p...
30/04/2016

Callistemon citrinus– kalistemoni (lule zjarri, lule furça) - Crimson Bottlebrush
Familja Myrtaceae

• Është një shkurre përherë e gjelbër dhe ka zakonin që kurora të hapet shumë. Gjethet i ka pak aromatike, në formë lineare ose pak si heshtë dhe ngjyrim të gjelbër. Lulet janë në formë furçe ose si shishe. Lulet janë hermafrodite me ngjyrë të kuqe dhe direkt pas tyre vijnë frutat që janë kokrra të vogla, të zeza.
• Origjinën e ka nga Australia. Emri i saj vjen nga greqishtja e lashtë “kalli”që dmth e bukur dhe “stamen” që është poleni ndërsa citrinus i referohet aromës së limonit që lëshojnë gjethet kur shtypen. Kalistemoni toleron mjaft mirë kushtet e tokës. Preferohet shumë për mbjellje në qytet për shkak të efektit të bukur që i japin lulet e saj me ngjyrë të kuqe. Kalistemoni nuk kërkon shumë shërbim mirëmbajtje dhe preferon të mbillet në pozicion lindor ose perëndimor.

Syringa vulgaris L. – Jargavani - LilacFamilja oleace ‐ Ullinjore• Rritet si shkurre ose dru i vogël deri 6 m, gjetherën...
29/04/2016

Syringa vulgaris L. – Jargavani - Lilac
Familja oleace ‐ Ullinjore

• Rritet si shkurre ose dru i vogël deri 6 m, gjetherënëse. Lëvoren e ka ngjyrë hiri. Gjethet janë të thjeshta, të përkundrejta, vezake deri si zemër 6‐12 cm të mëdha, të gjelbra të errëta. Lulet e jargavanit janë më ngjyra të ndryshme, erë këndëshme dhe në trajtë melthesh të dendura, çelin herët në maj. Fruti është kapsulë në formë elipsi që hapet më dysh kur piqet në shtator.

• Ka kërkesa të pakta për tokën, preferon dritën dhe nxehtësinë. Është i përhapur kryesisht në pjesën veriore të ballkanit në gjendje natyrore ndërsa tek ne gjendet i kultivuar në parqe dhe lulishte. Ka vlera të shumta dekorative prej bukurisë që ka dhe aromës së luleve në formë konike. Duron ngricat, vendet e ekspozuara dhe toka me Ph të ndryshëm. Kërkon mirëmbajtje të pakët nuk pranon krasitje pasi nxjerr më shumë lule nqs e le pa krasitur.

Wisteria sinensis (Sims) – Lulevile kineze - Chinese wisteriaFamilja Fabaceae (leguminosae).Është një bimë kacavjerrëse...
10/04/2016

Wisteria sinensis (Sims) – Lulevile kineze - Chinese wisteria
Familja Fabaceae (leguminosae).

Është një bimë kacavjerrëse me kërcell deri 20 m të gjatë kur gjen mbështetje e duhur. Lëvorja në ngjyrë gri e murrme. Gjethet janë të rënëshme, të këmbyera, të përbëra tekpendore deri 30 cm. Lulet janë të kaltra-vjollcë (mavi) ndonjëherë të bardha, erëkëndëshme, të grupuara në vile, të varura dhe lulëzojnë para gjëthëzimit (prill-qershor). Fruti është bishtajë 10-15 cm, e fortë, e lëkurtë, joçahëse më push si të kadiftë.

Origjina është nga Kina dhe është futur në Evropë në fillim të shek. IXX. Emrin Wisteria e ka marrë për nder të profesorit gjerman të antropologjisë, Kasper Wistar dhe chinensis që tregon prejardhjen nga Kina. Lloj dritëdashës dhe me kërkesa ndaj tokës. Ka rritje të shpejtë por duhet mbajtur parasysh se lulëzon vetëm pas rreth 10 ose më shumë vitesh. Përshkak se ka lule mjaltuese afron shumë insekte, gjithashtu është dhe helmuese si bimë prandaj duhet përzgjedhur me kujdes vendi ku të mbillet (jo në shkolla, kopshte etj). Por për shkak të bukurisë që ofron në periudhën e lulëzimit është mjaft e preferueshme nga ana dekorative. Kërkon përkujdesje të veçantë me krasitje dy herë në vit.

Jasminum fruticans L. – jasemini i verdhë - Wild jasmineFamilja oleace - UllinjoreShkurre përherë e gjelbër deri në 4 m...
08/03/2016

Jasminum fruticans L. – jasemini i verdhë - Wild jasmine
Familja oleace - Ullinjore
Shkurre përherë e gjelbër deri në 4 m lartësi. Gjethet janë të përbëra treshe, të vogla, të lëkurta, në formë lopatë e me majë të rrumbullakosur, në skaj të bisqeve gjethet janë të thjeshta. Lulet janë të verdha pa erë ose më aromë të lehtë, çelin në prill-maj. Fruti është rrushk i vogël, i zi, i shndritshëm dhe piqet në shtator.
Etimologjia - Emri jasminum vjen nga arabishtja (ysmyn) që përfaqëson fjalë gjini dhe fruticans vjen nga latinishtja (frutex) që dmth shkurre.
Kërkon klimë të ngrohtë mesdhetare, rezistent ndaj ngricave dhe ndaj thatësirës. Takohet në mënyrë spontane në Rusi, Iran dhe Mesdhe. Mjaft i mirë për stabilizim terrenesh të pjerrëta gjithashtu shumë i përshtatshëm për gardhe të gjallë ose bordura apo dhe si shkurre të vetmuara për mbjellje në zona urbane. Nuk kërkon shumë shërbim mund të krasitet në fund të verës.

Ginkgo Biloba  - ginko (pema fosil)- maidenhair treeGjethet të rënshme, në formë elpazeje, vrigullore me nervatura paral...
05/12/2015

Ginkgo Biloba - ginko (pema fosil)- maidenhair tree
Gjethet të rënshme, në formë elpazeje, vrigullore me nervatura paralele, të rënshme, të alternuara. Japonezët e thërrasin këtë specje me emrin “ Pema me gjethe si këmbët e rosës”. Gjethet kthehen në të verdha-të arta në vjeshtë. Fruti i mishtë, i ngrënshëm (ka erë të rëndë). Lëvorja në të kafenjtë me kanale të thella.

Është bimë dioike, lulet mashkullore në formë levaresh. Polenizohet kryesisht nëpërmjet erës. Meqë Ginkgo Biloba është rrezistente ndaj ndotjes dhe dëmtuesve, apo dhe kushteve të tokës, mund të përdoret gjerësisht në zonat urbane.
Preferon toka të pasura dhe ka një ose disa trungje kryesore. Kurora piramidale tek ekzemplarët e rinj dhe zgjerohet më vonë.

Me prejardhje nga qendra e Azisë, arrin lartësinë deri në 40m dhe jetëgjatësi > 1000 vjet. Përshtatet gati në çdo lloj temperature. Fosile të ginkos janë gjetur rreth 270 million vjet me parë. Mbilleshin gjërësisht nga murgjit kinez dhe sesi ky dru është rralluar kaq shumë është akoma mister duke qënë se është shumë i përshtatshëm dhe rrezistent njëkohësisht. Emri ginkgo vjen nga gjuha kineze (kajsi e argjendë) dhe bilioba vjen nga latinishtja (dy lobe), prej gjethes. Përdoret gjerësisht në farmaceutikë, gjithashtu dhe në gastronomi. Për mbjellje urbane është mëse e këshillueshme pasi ka përshtatje dhe qëndrueshmëri të madhe ndaj ndotjes urbane, gjithashtu nga ana dekorative vlerësohet së tepërmi.

Pyracantha coccinea (Roem) – Ushinthi - FirethornShkurre përherë e gjelbër deri në 3 - 4 m lartësi. Bisqet i ka me gjem...
10/11/2015

Pyracantha coccinea (Roem) – Ushinthi - Firethorn
Shkurre përherë e gjelbër deri në 3 - 4 m lartësi. Bisqet i ka me gjemba. Gjethet të qëndrueshme, eliptike deri heshtake, 2-4 cm të gjata, me buzë të dhëmbëzuara imët, ngjyra e gjelbër. Lulet janë të bardha, në vastakë, çelin në qershor. Frutat janë rruzullorë, ngjyrë të kuqe, piqen në tetor.
Është lloj që kërkon klimë të ngrohtë mesdhetare, toka të thella, të freskëta apo vende të hijëzuara. Origjinën e ka nga Evropa Jugore, Turqia, Kaukazi etj. Tek ne gjendet gati kudo në zonën e dafinës dhe atë të gështenjës, rritet shpejt. Për nga bukuria mund të themi se është ndër shkurret më të bukura për shkak të frutave që ka që qëndrojnë deri në dimër dhe me ngjyrë të kuqe. Pranon shumë të krasitet sipas formave që duam prandaj është mjaft e përshtatëshme për qytet, gardhe të gjelbra etj.
Prejardhja e emrit "Pyracantha" vjen nga greqishtja e lashtë që dmth "pyr" - zjarr dhe "akanthos" - gjemb, ndërsa coccinea vjen nga latinishtja që dmth e kuqe e plote (e thellë).

Fagus sylvatica - Ahu - European beech or common beechLartësia 30-40 m dhe me diametër 1-2 m. Kërcelli i drurit të rritu...
04/10/2015

Fagus sylvatica - Ahu - European beech or common beech
Lartësia 30-40 m dhe me diametër 1-2 m. Kërcelli i drurit të rritur në masiv pyjor është më i drejtë më cilindik dhe i pastruar nga degët në pjesën më të madhe të trungut. Lëvorja e lëmuar, e hollë, ngjyrë gri dhe shpesh me njolla të mëdha të bardhërreme. Gjethet të këmbyera të distike, vezake ose eliptike 4-10 cm të gjata, me majë të mprehtë dhe me bazë të ngushtuar ose të rrumbullakët, të plota dhe pak të valëzuara, ngjyrë të gjelbër të errët nga sipër dhe më të çelëta nga poshtë, të qerpikta, të verdha në vjeshtë. Lulet në levare të shkurtër-rruzullorë, të varur. Fruti aken me tre qoshe, të murrmë të kuqërreme 1-1,5 cm të gjata, kanë një zhguall ngjyrë ndryshku, të paisur më zgjatime.
Origjinën e ka nga Evropa qëndrore dhe jugore. Preferon toka neutrale. Nuk duron thatësirat dhe përmbytjet e shpeshta. Kërkon pak mirëmbajtje, krasitja duhet bërë në fund të korrikut, nqs përdoret si specie dekorative duhet krasitur dy herë në vit që të sigurohemi që të mbajë gjethëzimin gjatë periudhës së dimrit.

Lagerstroemia indica L. – Lagestromia - Crepe myrtleShkurre ose dru i vogël, 7-8 m lartësi. Kurorë e bukur me degë të ho...
06/08/2015

Lagerstroemia indica L. – Lagestromia - Crepe myrtle
Shkurre ose dru i vogël, 7-8 m lartësi. Kurorë e bukur me degë të holla, tek ekzemplarët e vjetër merr formë çadre. Degët e kurorës dhe kërcejt janë dredha dredha, drurët e vjetër me lëvore të hollë, të lëmuar, me ngjyrë të hinjtë-kafe e hapur pak në nuancë trëndafili.
Nuk ka kërkesa për tokën, duron vendet gjysmë të hijëzuara, preferon diellin. Origjinën e ka nga India, Kina, Korea, Japonia. Tek ne takohet në lulishte e parqe, sidomos ato bregdetare. Vlera të shumta dekorative për zonat urbane.

Sophora japonica (pendula) L. - Sofora - Pagoda tree (Scholar tree)Dru gjetherënës që mund të arrijë lartësinë > 20m. Lu...
12/06/2015

Sophora japonica (pendula) L. - Sofora - Pagoda tree (Scholar tree)
Dru gjetherënës që mund të arrijë lartësinë > 20m. Lulet i ka të grupuara, të ngritura lart, të bardha- të gjelbra, me erë të këndëshme dhe çelin korrik-gusht megjithëse ky varietet prodhon pak lulëzim. Fruti është bishtajë e gjelbër me bisht, me shumë fara.
Specie rrezistente ndaj thatësirës, por e ndjeshme ndaj dimrave të ftohtë. Ka pak kërkesa ndaj tokës, është lloj dritë dashës. Origjinën e ka nga Lindja e Largët (Kina, Koreja por jo Japonia). Tek ne gjendet në parqe dhe lulishte sidomos në qytetet bregdetare. Ka vlera të shumta dekorative sidomos varieteti "pendula" me degët që varen drejt tokës. Është dru i përmasave mesatare dhe formon kurorë mjaft të bukur. Gjithashtu është tolerant ndaj ndotjes urbane dhe kushteve të vështira. Gjethëzimi kthehet në ngjyrë të verdhë në vjeshtë. Është përdorur në mjekësinë kineze si bimë me veti kurative.

Address

Tirana
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Landscape Dendrology - Dendrologjia Peizazhiste posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category