E dua Macen time

E dua Macen time Fotografi Diskutime Opinione pe macet Macja është kafshë shtëpiake, prej familjes së kafëshëve gjitare. http://sq.wikipedia.org/wiki/Macja

27/10/2025
24/10/2025

Maçuku i uritur

21/10/2025
21/08/2025

Macet janë bërë kafshë shtëpiake rreth 10,000 vite më parë. Sot, në botë jetojnë mbi 370 milionë mace shtëpiake.

Si na shohin ato?

Ndryshe prej qenve, macet nuk na trajtojnë si specie krejt tjetër. Ato sillen me ne njësoj si me mace të tjera, duke u rrokullisur ndër këmbë ose duke na fërkuar. Por e dinë mirë që s’jemi mace dhe na shohin si më të ngathët. Megjithatë, kjo nuk i bën të mendojnë se jemi budallenj, përkundrazi, është një lloj respekti.

Pse mjaullijnë?

Macet mes vete nuk mjaullijnë. Ato përdorin gjuhë trupi dhe sysh. Mjaullitja është shpikur vetëm për njerëzit, si mënyrë për të na folur. Për këtë arsye, ato e ndryshojnë tonin dhe tingullin sipas asaj që duan: ushqim, përkëdhelje apo vëmendje.

Shenja dashurie:

Kur macja fërkon kokën në trupin tënd, ajo po të trajton si nënë. Ky është një gjest që macet e bëjnë që të vogla ndaj prindit të tyre dhe e ruajnë gjithë jetën për të treguar dashuri.

A ndjejnë stres?

Po! Edhe pse duken të pavarura, macet janë shumë të ndjeshme. Nëse nuk marrin vëmendje, ato mund të përjetojnë stres e ankth, madje edhe të sëmuren.

Pse i trajtojnë njerëzit ndryshe?

Sepse ato dinë kë do të përkëdhelë më shumë ose kush do të çohet për t’i ushqyer natën. Në këtë mënyrë, ato përshtatin sjelljen sipas secilit anëtar të familjes.

A mund të trajnohen?

Po! Edhe pse njihen si “kokëforta”, macet mësojnë shpejt. Një metodë e zakonshme është përdorimi i ujit nëse ngjiten atje ku s’duhet. Por kujdes: macja nuk duhet ta kuptojë që ishe ti, sepse ndryshe nuk ta fal kurrë.

14/08/2025

Address

Rr Durrsit
Tirana
1001

Telephone

+355692130421

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when E dua Macen time posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category