Strehëza Veterinare

Strehëza Veterinare Bashkia Tiranë – Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit
Adresa: Tufinë, Tiranë

Bashkohuni me ne për kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve endacake! 🐾Në kuadër të 4 Prillit, Ditës Botërore të Kafshëve En...
02/04/2026

Bashkohuni me ne për kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve endacake! 🐾

Në kuadër të 4 Prillit, Ditës Botërore të Kafshëve Endacake, ju ftojmë të bëheni pjesë e një iniciative të veçantë kushtuar kujdesit, mbrojtjes dhe mirëqenies së kafshëve endacake.

📆 4 Prill
⏰ 10:30
📍 Diga e Liqenit Artificial

Gjatë këtij takimi do të ofrohen konsulta dhe këshilla profesionale nga mjekët veterinar, udhëzime praktike nga trajnerët e specializuar, si dhe shërbime antiparazitare falas për kafshët. Ky aktivitet përfaqëson një mundësi konkrete për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së kafshëve endacake, duke promovuar kujdesin, përgjegjësinë dhe dashurinë pa kushte ndaj tyre.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë nismë me vlerë, për të dhënë secili kontributin e tij në ndërtimin e një komuniteti më të ndërgjegjshëm dhe më human. Sepse çdo putër meriton një shans të dytë! 🐕

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Bardha është gati për një fillim të ri! 🐾E qetë, e butë dhe shumë e ndjeshme, Bardha është një qenushe mjaft e dashur dh...
26/03/2026

Bardha është gati për një fillim të ri! 🐾

E qetë, e butë dhe shumë e ndjeshme, Bardha është një qenushe mjaft e dashur dhe besnike.

Ajo preferon ambientet e qeta, shëtitjet në natyrë dhe praninë e njerëzve që e trajtojnë me durim dhe përgjegjësi. Është një qenushe ideale për dikë që kërkon një mikesh të urtë dhe të ekuilibruar.

Prej kohësh në Strehëzën Veterinare, ajo po pret çdo ditë një shans për një jetë më të mirë dhe një derë që hapet vetëm për të. Nëse mendon se mund t’i japësh Bardhës shtëpinë që meriton, na shkruaj dhe eja ta takosh! 🐩

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Dardana po kërkon familjen e saj të përhershme! 🐾Dardana është një qenushe e ëmbël dhe e dashur, plot energji dhe gëzim....
09/03/2026

Dardana po kërkon familjen e saj të përhershme! 🐾

Dardana është një qenushe e ëmbël dhe e dashur, plot energji dhe gëzim. Ajo e adhuron shoqërinë e njerëzve, shëtitjet në natyrë dhe momentet e qeta me përkëdhelje.

Si shumë qen të tjerë në Strehëzen Veterinare, edhe ajo shpreson për një shtëpi të ngrohtë dhe një familje të re që do kujdeset për të.

Nëse mendon se Dardana mund të jetë pjesë e familjes tënde, na kontakto dhe eja ta takosh nga afër! ❤️

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Me krenari festojmë 98-vjetorin e Mjekësisë Veterinare Shqiptare! 🐾Që nga themelimi i saj në vitin 1928, mjekësia veteri...
28/02/2026

Me krenari festojmë 98-vjetorin e Mjekësisë Veterinare Shqiptare! 🐾

Që nga themelimi i saj në vitin 1928, mjekësia veterinare në Shqipëri ka qenë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik. Breza të tërë veterinerësh kanë kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë për të garantuar mirëqenien e kafshëve në vend.

Ky përvjetor është një moment reflektimi për rrugëtimin e gjatë, sfidat e kapërcyera dhe arritjet e shumta, por edhe një nxitje për të vazhduar përpara me inovacion, dije dhe standarde bashkëkohore.

Mirënjohje për të gjithë mjekët veterinar, që me punën e tyre të palodhur kontribuojnë çdo ditë për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të sigurt! 🩺

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Sot, në Ditën Botërore të Sterilizimit, rikujtojmë se sterilizimi është një nga mënyrat më humane dhe efektive për të sh...
24/02/2026

Sot, në Ditën Botërore të Sterilizimit, rikujtojmë se sterilizimi është një nga mënyrat më humane dhe efektive për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar vuajtjen e panevojshme të kafshëve! 🐾

Sterilizimi nuk është thjesht një procedurë veterinare, është një akt përgjegjësie dhe dashurie. Përmes sterilizimit ne:

✔️ Parandalojmë lindjet e padëshiruara
✔️ Ulim numrin e kafshëve të braktisura
✔️ Reduktojmë vuajtjen në rrugë
✔️ Përmirësojmë shëndetin dhe jetëgjatësinë e kafshëve

Çdo vit, mijëra qen dhe mace përfundojnë të braktisura, të uritura dhe të ekspozuara ndaj sëmundjeve, sepse nuk ka mjaftueshëm familje për t’i adoptuar. Sterilizimi, është një zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme për të ndalur këtë cikël të dhimbshëm.

Le të bëhemi pjesë e ndryshimit, duke zgjedhur sterilizimin! 🫶🏻

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Dashuria nuk blihet, por adoptohet! 🐾Këtë Shën Valentin, zgjidh të dhurosh dashuri që nuk ka kushte dhe nuk njeh kufij. ...
14/02/2026

Dashuria nuk blihet, por adoptohet! 🐾

Këtë Shën Valentin, zgjidh të dhurosh dashuri që nuk ka kushte dhe nuk njeh kufij. Adoptimi është akti më i bukur i dashurisë dhe përkujdesjes.

Mos dhuro vetëm lule këtë 14 Shkurt, dhuro shpresë për një jetë më të mirë. Sepse kur adopton, dhuron dashuri!

Gëzuar Shën Valentinin! ❤️

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Pritja e Nikit nuk zgjati shumë! 🐾Sot, ajo ka gjetur familjen e saj të re dhe është adoptuar. Me qetësinë dhe ëmbëlsinë ...
10/02/2026

Pritja e Nikit nuk zgjati shumë! 🐾

Sot, ajo ka gjetur familjen e saj të re dhe është adoptuar. Me qetësinë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon, Niki arriti shumë shpejt të fitonte zemrën e një zonje, me të cilën do të fillojë një kapitull plotësisht të ri.

Gjatë qëndrimit pranë nesh, Niki u sterilizua dhe u trajtua me të gjitha shërbimet veterinare, duke u përgatitur për një jetë të shëndetshme dhe të sigurt në familjen e re.

Faleminderit familjes adoptuese për këtë akt kaq të bukur! ❤️

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Le ti themi jo dhunës ndaj kafshëve! 🐾Strehëza Veterinare, pjesë e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, shpreh shqetë...
06/02/2026

Le ti themi jo dhunës ndaj kafshëve! 🐾

Strehëza Veterinare, pjesë e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon fortë ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rrugën Siri Kodra, ku sipas raportimeve publike dhe dëshmive të bëra, shtetasja me inicialet E.H. ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj kafshëve, duke vrarë dhe torturuar disa mace.

Ky akt përbën një shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e kafshëve, si dhe një cënim serioz të parimeve themelore të humanizmit dhe rendit shoqëror. Dhuna ndaj kafshëve nuk është një veprim i izoluar apo i tolerueshëm, por një fenomen që kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe ndëshkim ligjor proporcional.

Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese kompetente që të veprojnë pa vonesë, të hetojnë plotësisht këtë rast dhe të vendosin para përgjegjësisë ligjore çdo person përgjegjës, në përputhje të plotë me ligjin.

Strehëza Veterinare, si strukturë e angazhuar në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, thekson se mungesa e reagimit ose toleranca institucionale ndaj këtyre akteve krijon precedentë të rrezikshëm dhe nxit përsëritjen e dhunës. Zbatimi i ligjit duhet të jetë i barabartë, i qartë dhe i pandikuar nga rrethana subjektive.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të tregojnë përgjegjësi civile dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, duke denoncuar çdo rast dhune ndaj kafshëve. Mbrojtja e kafshëve është detyrim ligjor dhe moral, si dhe një tregues i nivelit të qytetërimit të një shoqërie.

Strehëza Veterinare, pjesë e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, do të vijojë të ndjekë nga afër këtë rast dhe të kontribuojë në forcimin e ndërgjegjësimit publik dhe të mekanizmave ligjorë për parandalimin e dhunës ndaj kafshëve! ⛔️

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Niki është gati të fillojë një kapitull të ri të jetës së saj! 🐾Ajo erdhi pranë nesh e qetë, me sytë plot besim, pa e di...
04/02/2026

Niki është gati të fillojë një kapitull të ri të jetës së saj! 🐾

Ajo erdhi pranë nesh e qetë, me sytë plot besim, pa e ditur se për të po mbyllej një kapitull dhe po hapej një tjetër tërësisht i ri. Për Nikin, ndarja nuk u shoqërua me frikë dhe zemërim, por vetëm me durim dhe shpresë të heshtur.

Familja e saj u përball me një vendim të vështirë për tu larguar nga vendi dhe me zemër të rënduar, u detyrua ta dorëzojë atë pranë Strehëzës Veterinare. Që nga ai moment, Niki ka treguar se është një qenushe e fortë emocionalisht dhe e dashur me të gjithë.

Niki nuk kërkon shumë, mjafton për të vetëm një familje ku të ndihet e sigurt dhe ne besojmë fort, se diku, dikush po e pret! 🐩

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Dashuria nuk mjafton kur lindjet e pakontrolluara vazhdojnë! 🐾Në rrugë, çdo lindje e re është një betejë për mbijetesë. ...
02/02/2026

Dashuria nuk mjafton kur lindjet e pakontrolluara vazhdojnë! 🐾

Në rrugë, çdo lindje e re është një betejë për mbijetesë. Nënat lodhen, këlyshët rriten mes rrezikut dhe shumica nuk gjejnë asnjëherë siguri.

Sterilizimi është zgjidhja më humane për të ndalur këtë cikël vuajtjeje. Ai mbron shëndetin e kafshëve, ul ndjeshëm braktisjen dhe shpëton me qindra jetë.

Le të veprojmë sot, duke mbështetur të gjithë sterilizimin! 🫶🏻

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Braktisja nuk është zgjidhje! 🐾Kafshët nuk mund të lihen pas kur gjërat vështirësohen. Ato ndjejnë, presin dhe besojnë t...
27/01/2026

Braktisja nuk është zgjidhje! 🐾

Kafshët nuk mund të lihen pas kur gjërat vështirësohen. Ato ndjejnë, presin dhe besojnë tek ty deri në fund. Nëse nuk mundesh ta mbash, kërko ndihmë për adoptim, por mos e lër vetëm dhe mos e braktis.

Përgjegjësia është dashuri dhe dashuria nuk braktiset! 🐕

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Address

Tufinë
Këllezi

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Strehëza Veterinare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Strehëza Veterinare:

Share

Category