Drejtoria Rajonale e Veterinarisё dhe e Mbrojtjes sё Bimёve Tiranё

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Drejtoria Rajonale e Veterinarisё dhe e Mbrojtjes sё Bimёve Tiranё

Drejtoria Rajonale e Veterinarisё dhe e Mbrojtjes sё Bimёve Tiranё Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria Rajonale e Veterinarisё dhe e Mbrojtjes sё Bimёve Tiranё, Veterinarian, Rruga : "Siri Kodra", Nr . 89 Tiranё, Shqipёri, Tirana.

03/02/2026
29/01/2026

Lëvizja e kafshëve drejt tregjeve, kullotave apo nga një fermë në tjetrën, pavarësisht nëse ka apo jo ndryshim pronësie, duhet të shoqërohet gjithmonë me Certifikatën e Lëvizjes së Kafshëve. Ky dokument është thelbësor për garantimin e gjurmueshmërisë së kafshëve dhe sigurisë ushqimore.

Certifikata e Lëvizjes së Kafshëve është e vlefshme për 3 ditë nga data e lëshimit. Ajo lëshohet nga veterineri zyrtar, i cili është i pranishëm në momentin e ngarkimit të kafshëve dhe shoqëron procesin e lëvizjes deri në destinacionin përfundimtar.

📊 Vetëm gjatë vitit 2025 janë lëshuar gjithsej 45 676 Certifikata Lëvizjeje, një tregues i rëndësishëm i angazhimit për kontroll, siguri dhe standarde të larta në sektorin blegtoral.

29/01/2026
Shërbimi Veterinar i  Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë ka ndjekur nga afër situatën në...
09/01/2026

Shërbimi Veterinar i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë ka ndjekur nga afër situatën në terren në këto ditë të vështira me reshje shiu dhe përmbytje.
Shërbimi Veterinar është në Monitorim të vazhdueshëm 24 orë në mbështjetje të fermerëve për evakuimin e kafshëve në zonat e përmbytura. Po ndihmojmë me bazë ushqimore për kafshët në fermat e izoluara.
PO SENSIBILIZOHEN FERMERET:
Të shmangin lëvizjet e panevojshme të bagëtive në zona me borë ose ngrica.
Çdo situatë e pazakontë të raportohet menjëherë pranë Shërbimit Veterinar në numrin e gjelbër 08003636

06/01/2026

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë 24 orëve në vijim priten reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në këtë kuadër, agronomët dhe veterinerët e AKVMB do të jenë të angazhuar në terren për t’u ardhur në ndihmë kultivuesve dhe blegtorëve.

MASAT PËR TUFAT BLEGTORALE

⛔️ Kafshët të strehohen në zona sa më pak të rrezikuara nga shkarkimet elektrike atmosferike;
⛔️ Të mbahen në stalla të mbyllura dhe të shmanget lëvizja e tyre në kullota;
⛔️ Të qëndrojnë larg shtretërve të lumenjve dhe përrenjve;
⛔️ Të sigurohet baza ushqimore, pasi përmbytjet mund të shkaktojnë dëmtimin e saj;
⛔️ Ambientet e stallave të jenë të izoluara dhe të mbrojtura nga rreziku i përmbytjeve.

MASAT PËR PRODHIMET BUJQËSORE

⛔️ Pastroni kanalet kulluese për të reduktuar rrezikun e përmbytjeve;
⛔️ Merrni masa për garantimin e funksionimit të pompave thithëse;
⛔️ Pastroni parcelat nga mbeturinat dhe shmangni hedhjen e tyre në kanalet kulluese dhe ujitëse;
⛔️ Përforconi mbulesat e serave, veçanërisht ato plastike, dhe sigurohuni që të mos krijohen korrente ere;

Pamje nga  Vaksinimi i të imtave  me vaksinën Rev-1, kundër sëmundjes së Brucelozës.
18/12/2025

Pamje nga Vaksinimi i të imtave me vaksinën Rev-1, kundër sëmundjes së Brucelozës.

04/11/2025

Address

Rruga : "Siri Kodra", Nr . 89 Tiranё, Shqipёri
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Rajonale e Veterinarisё dhe e Mbrojtjes sё Bimёve Tiranё posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category