31/10/2026
Nga t’ia fillojmë historinë e Borës❓
❄️Bora është një nga qenushet më energjike në strehën tonë.
Vendosëm ta nxirrnim për një shëtitje në Shirokë, por edhe pas një ore ecjeje dhe vrapimi, ajo nuk dukej aspak e lodhur. 😄
Historia e Borës me ne ka nisur që në ditët e para të jetës. E shpëtuam kur ishte vetëm 4-5 ditëshe dhe Izabela e rriti me biberon me shumë mundime🙏🏽dhe jeton prej 4 vitesh në strehë.
❤️🩹Do të ishim shumë të lumtur nëse dikush me një oborr të madh dhe një ambient të qetë do t’i ofronte një shtëpi ku të mund të shfrynte gjithë energjinë e saj, larg stresit dhe zhurmave të strehës.
⚠️OFROJMË 5 SEANCA TRAJNIMI FALAS PËR ADOPTUESIN⚠️