Strehëza Veterinare

Strehëza Veterinare Bashkia Tiranë – Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit
Adresa: Tufinë, Tiranë

Sterilizimi shpëton jetë dhe ndërton komunitete më të sigurta! 🐾Në 10 ditë ndërhyrjesh kirurgjikale gjatë muajit Maj, ek...
10/06/2026

Sterilizimi shpëton jetë dhe ndërton komunitete më të sigurta! 🐾

Në 10 ditë ndërhyrjesh kirurgjikale gjatë muajit Maj, ekipi ynë realizoi me sukses 47 sterilizime, duke kontribuar në kontrollin human të popullatës së qenve endacakë dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Përveç sterilizimit, çdo qen përfitoi trajtim të plotë kundër parazitëve dhe vaksinim sipas protokolleve veterinare. Në përfundim të rikuperimit dhe pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, të gjithë qenushat u rikthyen të identifikuar në territorin e tyre të mëparshëm, duke respektuar praktikat më të mira të menaxhimit të qenve endacakë në komunitet.

Sterilizimi përbën një masë të domosdoshme për garantimin e shëndetit publik veterinar, pasi ndihmon në kontrollin e popullatës së qenve endacakë, redukton rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, përmirëson mirëqenien e kafshëve dhe kontribuon në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë.

Falenderojmë qytetarët e Tiranës dhe dashamirësit e kafshëve që na mbështetën në këtë proces të vështirë. Rezultate të tilla arrihen vetëm përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët. Le të vazhdojmë punët e mira në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik veterinar dhe mirëqenies së kafshëve.

Së bashku për një komunitet më të sigurt dhe më human! ❤️

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Gëzuar 1 Qershorin! 🐾Sot festojmë buzëqeshjen, pafajësinë dhe ëndrrat e çdo fëmije. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe meri...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin! 🐾

Sot festojmë buzëqeshjen, pafajësinë dhe ëndrrat e çdo fëmije. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe meritojnë të rriten në një botë të mbushur me dashuri, respekt dhe mirësi.

Një nga vlerat më të bukura që mund t’u mësojmë brezave të rinj është dashuria dhe kujdesi ndaj kafshëve. Kur një fëmijë rritet duke mësuar si të trajtojë me dashuri një kafshë, ai mëson të respektojë jetën në çdo formë të saj dhe të zhvillojë empatinë e një qytetari të mirë.

Le të edukojmë fëmijët tanë me vlera që ndërtojnë një shoqëri më humane dhe ku dashuria ndaj kafshëve është pjesë e kulturës së përditshme. Çdo përkëdhelje, çdo moment kujdesi dhe çdo gjest mirëkuptimi ndaj një miku me katër putra është një hap drejt formimit të një qytetari më të ndjeshëm dhe më të përgjegjshëm.

Në këtë ditë të veçantë, urojmë që çdo fëmijë të rritet i lumtur, i shëndetshëm dhe me një zemër plot dashuri për njerëzit dhe kafshët! ❤️

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Braktisja nuk të çliron nga përgjegjësitë! 🐾Numri i qenve endacakë në Tiranë vazhdon të rritet si pasojë e braktisjes dh...
20/05/2026

Braktisja nuk të çliron nga përgjegjësitë! 🐾

Numri i qenve endacakë në Tiranë vazhdon të rritet si pasojë e braktisjes dhe mungesës së sterilizimit nga pronarët e mëparshëm të kafshëve. Të shumtë janë qenushat që përfundojnë në rrugë çdo ditë, ndërsa qentë e pa sterilizuar sjellin në jetë qenusha të tjerë që shpesh mbeten pa strehë dhe pa kujdes.

Kjo është një çështje që kërkon përgjegjësi dhe ndërgjegjësim nga të gjitha palët. Pronësia e një qenushi nuk mund të jetë e përkohshme!

Adoptimi dhe sterilizimi janë hapa të rëndësishëm për të ndihmuar në uljen e numrit të qenve endacakë dhe për t’u dhënë më shumë kafshëve mundësinë e një jete më të sigurt.

✔️ Mos i braktisni kafshët tuaja në rrugë!
✔️ Sterilizoni si pronar të përgjegjshëm!
✔️ Identifikoni kafshët tuaja sipas legjislacionit në fuqi!
✔️ Adoptoni nga Strehëza Veterinare!

Së bashku mund të kontribuojmë për një qytet më të qetë dhe më miqësor ndaj kafshëve. Le të bëhemi të gjithë, pjesë e ndryshimit! 👏🏻

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Sterilizimi është një hap i domosdoshëm për shëndetin, mirëqenien dhe kontrollin human të popullatës së kafshëve endacak...
20/05/2026

Sterilizimi është një hap i domosdoshëm për shëndetin, mirëqenien dhe kontrollin human të popullatës së kafshëve endacake! 🐾

Përmes sterilizimit, parandalohet shumimi i pakontrolluar i kafshëve, duke ulur numrin e tyre dhe vuajtjen që lidhet me jetesën në rrugë. Nga ana veterinare, kjo procedurë ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve serioze, si infeksionet e mitrës dhe tumoret mamare tek femrat, apo problemet e prostatës dhe tumoret testikulare tek meshkujt. Gjithashtu, sterilizimi ndikon pozitivisht edhe në sjelljen e qenve, duke reduktuar agresivitetin dhe konfliktet e mundshme mes tyre.

Një rol të rëndësishëm në menaxhimin human të qenve endacakë ka edhe aplikimi i teknikës CNVR (Catch–Neuter–Vaccinate–Return), e cila përfshin kapjen, sterilizimin, vaksinimin dhe rikthimin e qenve në territorin e tyre. Kjo metodë, konsiderohet zgjidhja më humane dhe më efektive për kontrollin afatgjatë të popullatës së qenve endacakë, pasi ndalon ciklin e shumimit të tyre dhe njëkohësisht ndihmon në mbrojtjen e shëndetit publik përmes vaksinimit kundër sëmundjeve infektive, përfshirë Tërbimin.

Sterilizimi nuk është vetëm një procedurë kirurgjikale, por një investim për një komunitet më të sigurt, më të shëndetshëm dhe më human ndaj kafshëve! 🩺

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Bashkohuni me ne për kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve endacake! 🐾Në kuadër të 4 Prillit, Ditës Botërore të Kafshëve En...
02/04/2026

Bashkohuni me ne për kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve endacake! 🐾

Në kuadër të 4 Prillit, Ditës Botërore të Kafshëve Endacake, ju ftojmë të bëheni pjesë e një iniciative të veçantë kushtuar kujdesit, mbrojtjes dhe mirëqenies së kafshëve endacake.

📆 4 Prill
⏰ 10:30
📍 Diga e Liqenit Artificial

Gjatë këtij takimi do të ofrohen konsulta dhe këshilla profesionale nga mjekët veterinar, udhëzime praktike nga trajnerët e specializuar, si dhe shërbime antiparazitare falas për kafshët. Ky aktivitet përfaqëson një mundësi konkrete për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së kafshëve endacake, duke promovuar kujdesin, përgjegjësinë dhe dashurinë pa kushte ndaj tyre.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë nismë me vlerë, për të dhënë secili kontributin e tij në ndërtimin e një komuniteti më të ndërgjegjshëm dhe më human. Sepse çdo putër meriton një shans të dytë! 🐕

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Bardha është gati për një fillim të ri! 🐾E qetë, e butë dhe shumë e ndjeshme, Bardha është një qenushe mjaft e dashur dh...
26/03/2026

Bardha është gati për një fillim të ri! 🐾

E qetë, e butë dhe shumë e ndjeshme, Bardha është një qenushe mjaft e dashur dhe besnike.

Ajo preferon ambientet e qeta, shëtitjet në natyrë dhe praninë e njerëzve që e trajtojnë me durim dhe përgjegjësi. Është një qenushe ideale për dikë që kërkon një mikesh të urtë dhe të ekuilibruar.

Prej kohësh në Strehëzën Veterinare, ajo po pret çdo ditë një shans për një jetë më të mirë dhe një derë që hapet vetëm për të. Nëse mendon se mund t’i japësh Bardhës shtëpinë që meriton, na shkruaj dhe eja ta takosh! 🐩

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Dardana po kërkon familjen e saj të përhershme! 🐾Dardana është një qenushe e ëmbël dhe e dashur, plot energji dhe gëzim....
09/03/2026

Dardana po kërkon familjen e saj të përhershme! 🐾

Dardana është një qenushe e ëmbël dhe e dashur, plot energji dhe gëzim. Ajo e adhuron shoqërinë e njerëzve, shëtitjet në natyrë dhe momentet e qeta me përkëdhelje.

Si shumë qen të tjerë në Strehëzen Veterinare, edhe ajo shpreson për një shtëpi të ngrohtë dhe një familje të re që do kujdeset për të.

Nëse mendon se Dardana mund të jetë pjesë e familjes tënde, na kontakto dhe eja ta takosh nga afër! ❤️

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Me krenari festojmë 98-vjetorin e Mjekësisë Veterinare Shqiptare! 🐾Që nga themelimi i saj në vitin 1928, mjekësia veteri...
28/02/2026

Me krenari festojmë 98-vjetorin e Mjekësisë Veterinare Shqiptare! 🐾

Që nga themelimi i saj në vitin 1928, mjekësia veterinare në Shqipëri ka qenë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik. Breza të tërë veterinerësh kanë kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë për të garantuar mirëqenien e kafshëve në vend.

Ky përvjetor është një moment reflektimi për rrugëtimin e gjatë, sfidat e kapërcyera dhe arritjet e shumta, por edhe një nxitje për të vazhduar përpara me inovacion, dije dhe standarde bashkëkohore.

Mirënjohje për të gjithë mjekët veterinar, që me punën e tyre të palodhur kontribuojnë çdo ditë për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të sigurt! 🩺

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Sot, në Ditën Botërore të Sterilizimit, rikujtojmë se sterilizimi është një nga mënyrat më humane dhe efektive për të sh...
24/02/2026

Sot, në Ditën Botërore të Sterilizimit, rikujtojmë se sterilizimi është një nga mënyrat më humane dhe efektive për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar vuajtjen e panevojshme të kafshëve! 🐾

Sterilizimi nuk është thjesht një procedurë veterinare, është një akt përgjegjësie dhe dashurie. Përmes sterilizimit ne:

✔️ Parandalojmë lindjet e padëshiruara
✔️ Ulim numrin e kafshëve të braktisura
✔️ Reduktojmë vuajtjen në rrugë
✔️ Përmirësojmë shëndetin dhe jetëgjatësinë e kafshëve

Çdo vit, mijëra qen dhe mace përfundojnë të braktisura, të uritura dhe të ekspozuara ndaj sëmundjeve, sepse nuk ka mjaftueshëm familje për t’i adoptuar. Sterilizimi, është një zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme për të ndalur këtë cikël të dhimbshëm.

Le të bëhemi pjesë e ndryshimit, duke zgjedhur sterilizimin! 🫶🏻

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Dashuria nuk blihet, por adoptohet! 🐾Këtë Shën Valentin, zgjidh të dhurosh dashuri që nuk ka kushte dhe nuk njeh kufij. ...
14/02/2026

Dashuria nuk blihet, por adoptohet! 🐾

Këtë Shën Valentin, zgjidh të dhurosh dashuri që nuk ka kushte dhe nuk njeh kufij. Adoptimi është akti më i bukur i dashurisë dhe përkujdesjes.

Mos dhuro vetëm lule këtë 14 Shkurt, dhuro shpresë për një jetë më të mirë. Sepse kur adopton, dhuron dashuri!

Gëzuar Shën Valentinin! ❤️

📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al

Address

Tufinë
Këllezi

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Strehëza Veterinare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Strehëza Veterinare:

Shortcuts

Share

Category