17/04/2026
SKANDAL NË KORÇË: 4 MILIONË LEKË PËR STREHIMIN E KAFSHEVE ,POR BASHKIA AKUZOHET PËR ZHDUKJEN E TYRE
Bashkia e Korçës,nuk po strehon, sterilizon dhe menaxhon situatën me kafshët e rrugës, por po i asgjëson krijesat e pambrojtura pa asnjë procedurë ligjore.
Vetëm gjatë ditës së sotme, makina e bashkisë ka mbledhur më shumë se 50 qen në disa lagje të qytetit. Në kushtet kur qendra e strehimit ka kapacitete të kufizuara, lind pyetja që askush nuk po e bën me zë të lartë: cili është fati i tyre? Asgjësimi?
Qē të jeni të qartë : Bashkia ka investuar rreth 4 milionë lekë për qendrën e strehimit të kafshëve, një investim i cili duhet të garantonte mbrojtje dhe trajtim dinjitoz, por që në fakt po kthehet në një mekanizëm zhdukjeje.
Streha e bashkisë nuk është asgjë më pak se se një mekanizëm; ku hyn një grup kafshësh dhe më pas zhduket pa gjurmë, për t’i lënë vendin të tjerave.
Pra, kemi një cikël të errët: kapje masive, mbajtje për disa ditë apo javë dhe më pas zhdukje pa gjurmë. Asnjë raport publik, asnjë transparencë, asnjë përgjegjësi. Cilët janë veterinerët që asgjesojnë kafshët?
Cilat duar vrastare dhe cila ndërgjegje e pistë veterineri guxon të vrasë kafshët e gjora, për 5 lek dhe për ta pasur mirë me pushtetin ?
Zhdukja e kafshëve të rrugës është një skandal që përsëritet në çdo bashki, sepse bashkitë janë kthyer në çeta korrupsioni, abuzimi, xhvatje dhe llumi..Bashkia e Filos dhe atij Kletjon Kitës, që ështē direkt përgjegjēs për zhdukjen e kafshëve, nuk mund të shesë imazhin e një Korçe të bukur për vizitorët, ndërsa në prapaskenë zhvillohet një realitet makabër dhe çnjerëzor.
Një qytet nuk matet vetëm nga Pazari, nga influencerat injorantë, festat e lakrorit apo kullat, por nga mënyra si trajton jetën dhe kjo do të thotë, çdo jetë, çdo krijesë qē frymon. Dhe sot, Korça po dështon rëndë edhe në provën e kulturës dhe qytetarisë, se të tjerat ia ka marrë lumi dhe llumi me kohë.