18/06/2013
Organizata Jo-Qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe
EC MA NDRYSHE
FTESË
A BALKAN TALE
Hapje zyrtare e ekspozitës
E Mërkurë, 19 Qershor 2013, në 18:00,
Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë
Të nderuar/a,
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në hapjen zyrtare të ekspozitës “A Balkan Tale” që mbahet më 19 Qershor 2013 (e mërkurë) në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë dhe fillon në orën 18.00. Pas shfaqjes së suksesshme në Prizren në maj 2012, rreth 1500 vizitorë në dy javët e ekspozitës, dhe shfaqjës poashtu të suksesshme në Prishtinë në janar 2013, EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Mitrovicës po e sjellë atë edhe në Mitrovicë. Me rastin e ekspozitës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Mitrovicës do të ofroj edhe një koktej të vogël.
Ekspozita “A Balkan Tale” është pjesë e projektit rajonal me të njëjtin emër, që financohet nga Komisioni Evropian. Në ekspozitë, përmes 50 fotografive nga pesë shtete të Ballkanit, të realizuara nga pesë fotografë, paraqiten objektet e trashëgimisë osmane në rajon. Fotografitë e ekspozuara janë një dokumentim i këtyre vlerave që kërkojnë vëmendje të shtuar ndaj parandalimit të degradimit të tyre dhe një thirrje për kujdes institucional dhe shoqëror. Ekspozita do të mbetet e hapur prej 19 deri 26 qershor 2013.
“A Balkan Tale” synon të stimulojë debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkekzistencë etnike, si edhe të kontribuojë për aksesin publik edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Është një projekt mediatik në thelb të të cilit qëndron një ekspozitë me 50 fotografi të monumenteve mylsimane, të krishtera e hebre në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë fitues çmimesh nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana. Fotografitë shoqërohen me tekste të shkruara nga një skuadër historianësh me emër të të gjithë rajonit, një dokumentar, me programe edukativë, me eskursione historike e konkurs fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të rriturve. Për më shumë rreth projektit, mund të vizitoni www.balkantale.com
Ju falemnderit paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj.
OJQ EC Ma Ndryshe
Rr. Saraqet 5, 20000 Prizren
Rr. Zeki Shulemaja 2, 10000 Prishtinë
www.ecmandryshe.org & [email protected]
+381 38 224 967 & +381 29 222 771
Emancipimi Civil Ma Ndryshe, OJQ, NGO, Transparenca Online, Online Transparency, Ec Ma Ndryshe, ec ma ndryshe, Civil Society, Kosovo, Kosova, Prizren, Prishtine, Prizreni, Trashëgimia Kulturore, Trashëgimia, Kultura, Rrjeti